Shumë nga trajtimet për problemin e lëkurës psoriasis nuk janë studiuar në shtatzëni ose laktacion: nuk ka studime shkencore për efektet e tyre tek gratë që presin një fëmijë ose që ushqejnë me gji. Gratë që vuajnë nga psoriasis në shtatzëni duhet të mbështeten në vlerësimin e dermatologut, për të ditur barnat që duhen marrë. Pavarësisht nga mungesa e studimeve të veçanta, në fakt, ka disa opsione të sigurta për nënën dhe fëmijën që mund të vlerësohen, duke filluar me peshën e lëndimeve.
Përdorni krem, por jo medikamente nga goja
Si një linjë e parë e trajtimit mund të përdoren kremra të butë, kortizone me fuqi mesatare dhe kremra me bazë kalcipotrioli. Në raste të mesme deri në të rënda, këshillohet terapi e ngushtë me ultravjollcë B (fototerapia), ndërsa medikamentet për përdorim oral duhet të vlerësohen me kujdes. Kujdes edhe për ilaçet me bazë retinoid (derivat i vitaminës A) që jo vetëm nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, por edhe dy vjet para se të planifikoni një shtatzani, për shkak të rrezikut potencial të defekteve të lindjes.
Studime të pamjaftueshme
Për të njëjtën arsye methotrexate duhet të shmanget, ashtu si retinoids, ajo në përgjithësi është e nevojshme për njerëzit me një formë të psoriasis të ndërmjetme ose të rëndë dhe për ata që vuajnë nga artriti psoriatik. Edhe gjenerata e re e barnave biologjike aktualisht nuk rekomandohet për psoriasis në shtatzëni, për shkak të faktit se nuk ka studime të mjaftueshme.
Pasojat
Disa lloje ilaçesh, (duke përfshirë edhe kremra të caktuar) mund të kenë pasoja serioze në shëndetin e fëmijës së palindur edhe në një fazë shumë të hershme të shtatzënisë, kështu që ju duhet t’i pezulloni ato para se të përpiqeni të keni një fëmijë.
Ta dini!
Psoriasis nuk është një sëmundje e trashëguar, por komponenti gjenetik luan një rol të rëndësishëm. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i zhvillimit të sëmundjes është 41% nëse vuajnë të dy prindërit, nga 14% nëse një prej tyre vuan.