Distributorët që ofrojnë ujë të ftohtë dhe të nxehtë përdoren më së shumti në ambiente ku ka shumë njerëz.
Mirëpo, nëse nuk pastrohen herë pas here mund të bëhen burim sëmundjesh.
Këto aparate duhet të pastrohen periodikisht çdo 3 muaj, pasi përndryshe mund të prodhojnë baktere dhe viruse të rrezikshme që shkaktojnë sëmundje si diarreja, e deri te hepatiti A dhe hepatiti E, thonë mjekët.
“Aparatet e ujit e bëjnë jetën më të lehtë, por duhet të mirëmbahen periodikisht. Nëse nuk pastrohet rregullisht, mund të rritet numri i baktereve, viruseve ose kërpudhave, ashtu si në përrenj. Kjo mund të shkaktojë diarre, e madje hepatitin A dhe hepatitin E”, tha Specialisti i Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë, Dr. Bekir Uygun, në Stamboll.
Pastrimi gjatë sezonit të verës është i nevojshëm të bëhet akoma më shpesh për shkak të temperaturave të larta, të cilat nxisin shtimin e baktereve.