Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pure me krem, mollë dhe kumbulla për bebe 7+ muajsh

Përkëdhelini vogëlushët tuaj me një pure të shëndetshme, të përgatitur thjesht dhe me pak ingridientë. Është pikërisht koha kur shijuesit e vegjël kanë dëshirë të provojnë shije të reja dhe ne jemi këtu për t’ju ofuar disa ide.

Pure me krem Milupa, mollë dhe kumbulla

Përbërësit

  • 1 kumbull;
  • 1 mollë e vogël;
  • 170 ml qumësht i valuar në 50 gradë celcius;
  • 6 lugë krem organike Milupa me 7 drithëra;
  • 1 lugë e vogel vaj ulliri (5 g).

Mënyra e përgatitjes:

Lani dhe qëroni mirë mollën dhe kumbullat, pritini në kubikë dhe ziejini në avull për rreth 15 minuta.

Provojini nëse janë të buta dhe bëjini pure me blender.

Hidhni 170 ml qumësht në një enë.

Shtoni 6 lugë gjelle (15-20 g) krem organik Milupa me 7 drithëra dhe përziejeni me lugë derisa qulli të ketë viskozitetin e preferuar.

Shtoni rreth 20 g nga pureja e frutash që përgatitëm me blender. Lëreni të ftohet në temperaturën e dëshiruar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë