Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shi e breshër në Kosovë: Paralajmerimi i fundit i motit

Vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30°C në vendet fqinje, e poashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43°C.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka bërë të ditur se që nga e mërkura mbasdite , e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë  të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme.

Sipas ASHNA-s temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s.

Youtube

Arkiva

Kategoritë