Shefi i repartit të Ortopedisë Dr.Florim Bajraktari është një figurë udhëheqëse e rëndësishme, një profesional i dalluar dhe një frymëzues për të gjithë stafin mjekësor të Ortopedisë. Ai udhëheq një ekip të pasionuar dhe të përkushtuar drejt arritjes së qëllimeve që shërbimet dhe kujdesi shëndetësor për pacientët tanë të jetë i duhur, me kohë dhe modern.
Dr. Florimi është i njohur për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj pacientëve. Ai siguron që secili pacient të marrë trajtimin më të mirë sipas nevojës që ata kanë. Me një qasje të kujdesshme, ai bën të mundur që pacientët të ndihen të mbështetur dhe nën përkujdesje gjatë gjithë kohës së shërimit.
Dr.Florimi ka lindur në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku ka kryer edhe shkollën fillore ndërsa të mesmen në Gjimnazin e Pejës. Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Prishtinë me sukses të shkëlqyer. Nga viti 2011 ushtron detyrën e Mjekut ,fillimisht në Mjekësinë familjare ndërsa nga viti 2014 fillon specializimin për Ortopedi me Traumatologji që e përfundon në vitin 2019. Nga ky vit ka filluar detyrën e Mjekut Specialist për Ortopedi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht është edhe Shef i Repartit të Ortopedisë.
Si lider i ekipit tonë Ortopedik që është një ekip ambicioz dhe inovativ, Dr.Florimi në vijimësi inkurajon zhvillimin dhe rritjen profesionale të të gjithë anëtarëve të ekipit, duke kultivuar raporte të mira kolegjiale mes personelit, dhe duke nxit një mjedis të punës pozitiv dhe inkurajues.
Dr.Florim Bajraktari është shembull i bashkëpunimit dhe inkurajimit që të punohet drejt përparimit dhe të kujdesit për mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve tanë.
#Ortopedia#KujdesiMjekësor#ShefiRepartit#SpitaliIPergjithshem