Kur e keni pastuar frigoriferin tuaj për herë të fundit? Shpesh njerëzit e anashkalojnë pastrimin e pajisjeve si frigoriferi, soba apo edhe lavatriçja, për shkak se pastrimi i tyre kërkon shumë kohë ose sepse thjesht kemi harruar.
Ja se çfarë thonë ekspertët për pastimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
- Lavatriçja
Studimet tregojnë se disa mikrobe, baktere dhe viruse përfshirë dhe hepatitin A mund t’i mbijetojnë edhe larjeve në lavatriçe dhe të ndotin të gjitha rrobat tuaja, veçanërisht nëse nuk përdorni zbardhues apo dezinfektant për ta pastruar herë pas here lavatriçen tuaj. Thjesht vendoseni lavatriçen të bëjë një cikël larjeje me një gotë zbardhues apo dezinfektues, çdo 2 javë për tu siguruar që mikrobet edhe viruset të mos mbijetojnë dot.
- Sobat
Njërëzit kanë tendencën ta anashkalojnë pastrimin e sobës gjë që nuk duhet anashkaluar pasi ushqimi që derdhet mbi to bëhet një habitat i mirë për tu kolonizuar nga mikrobet. Në mënyrë që të mos i lejoni mikrobet të kolonizojnë sobën, ju duhet ta pastroni pjesën e sipërme të saj pas çdo përdorimi me një solucion të posaçëm. Për sa i përket pjesës së jashtme të sobës, mjafton ta pastroni një herë në javë. Ndërsa furra duhet të pastrohet të paktën 1 herë në 3 muaj, por nëse vini re që në të është derdhur ushqim apo ka filluar të nxjerrë tym kur e përdorni, duhet ta pastroni sa më shpejt të jetë e mundur.
- Frigoriferi
Jo shumë njerëz e bëjnë këtë por frigoriferi juaj ka nevojë të pastrohet të paktën një herë në javë pasi në të kundërt do të “pushtohet” nga mikrobet. Ekspertët thonë se mishi, djathi, vezët dhe perimet që fusim në frigorifer, janë përgjegjës për ndotjen e tij me një mikrob të quajtur listeri i cili nëse futet në trupin e njerëzve shkakton dobësimin e sistemit imunitar dhe veçanërisht është i rrezikshëm për moshën e tretë dhe gratë shtatzëna. Ndaj sa herë që derdhni diçka në frigorifer duhet ta fshini, dhe gjithashtu duhet ta pastroni atë çdo javë me peceta antibakteriale.