Statistika tregues i shërbimeve të shumta në Spitalin e Përgjithshëm Pejë
6,767 sesione të dializës janë kryer gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Mesatarisht në një ditë pune gjatë kësaj periudhe janë kryer 47 dializa!
Duhet cekur se pacientët që kryejnë këtë shërbim në Spitalin e Pejës, janë nga Komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan si dhe bashkatdhetarët tonë që marrin këtë shërbim kur janë në vendlindje.