Spitali i përgjithshëm në Gjakovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë kryer 65 mijë 149 vizita mjekësore brenda gjashtë muajve , prej tyre 1 mijë 930 shërbime të CT-së, 8 mijë 336 shërbime Radiologjikë (rëngën të thjesht) dhe 5 mijë 048 shërbime në Fizioterapi.
Gjatë kësaj periudhës në spital kanë qenë të hospitalizuar gjithsejt 7 mijë 397 pacientë ( 848 kirurgji , 296 Ortopedi , 255 Urologji ,151 Orl ,104 Oftalmo , 763 Gjinekologji , 1005 Obstetrikë , 751 Neonatologji , 894 Pediatri , 769 Interno , 89 Infektive, 299 Neurologji ,165 Psikiatri ,338 Pulmologji , 95 Derma , 86 Kujdes Intensiv dhe 489 Njësi Koronare).
“Janë kryer 1 mijë 146 operacione ( 452 Kirurgji , 171 Ortopedi , 76 Urologji, 08 ORL , 128 Oftalmo, 58 Gjinekologji , 253 Akusheri) .Në Spitalin tonë brenda gjashtë muajve kanë lindur 394 djem dhe 365 vajza (253 lindje me prerje cezariane).Numri i pacientëve që kane marrë shërbime në Laborator ka qenë 16 mijë 448 pacientë me gjithsej 250 mijë 982 analiza.Po ashtu në Repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 4 mijë 631 dializa.“, thuhet tutje në njoftim.