Ndërkohë që mënyra mediterane e të ngrënit, apo dieta mediterane është bërë e njohur si dieta më e mirë kundër plakjes së organizmit dhe për rritjen e jetëgjatësisë, ka disa ushqime të përditshme që mund t’i bëjnë keq organizmit nëse konsumohen më shumë se që duhet.
Fortune.com ka renditur se cilat ushqime plakin organizmin nëse konsumohen më shumë se që duhet.
Kafeja
Konsumuesit e kafesë që pinë më shumë se gjashtë tasa me kafe në ditë kanë predispozita të kenë tru më të vogël dhe 53 për qind më shumë rrezik nga demenca, krahasuar me personat që konsumojnë më pak kafe.
Megjithatë studimet kanë treguar se konsumimi mesatar i kafesë mund të përmirësojë fortësinë e muskujve dhe të ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Bulmeti
Konsumimi i qumështit ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, kanceri i zorrës së trashë, por pavarësisht kësaj, nëse teprohet, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Disa studime kanë treguar se konsumimi i tepërt i qumështit mund të shkaktojë plakje më të shpejtë biologjike e si pasojë mund të zhvillohet sëmundja e Parkinsonit si dhe kanceri i prostatës.
Ushqimet djegëse
Ushqimet djegëse, nëse konsumohen më shumë se që duhet, mund të rrisin gjasat për zhvillimin e sëmundjes së demencës.
Sodiumi apo kripërat
Nuk është sekret se kripërat e tepërta mund të shkaktojnë probleme me zemër.
Kombinimi i ruajtësve të afatit me kripëra mund ta dëmtojë funksionimin normal të trurit.
Konsumimi i tepërt i ushqimeve me krip rrit tensionin e gjakut, gjë që mund të shkaktojë sulm në zemër.
Karbohidratet
Dieta që përmban shumë proteinë e pak karbohidrate, e njohur si keto, mund të bëjë që organet të plaken më shpejtë por mund të përmirësojë performancën e trurit.
Ani pse kjo gjë është kontradiktore, një gjë është e qartë se karbohidratet nxisin inflamacionin, gjë që ka efekt negativ në shëndet, prandaj rekomandohet të konsumohen sa më pak.
Ëmbëltuesit artificialë
Konsumi i një pije të gazuar apo një pije me sheqer në ditë mund të rritë gjasat e zhvillimit të sëmundjes së demencës, sëmundjeve kardiovaskulare. Ëmbëltuesit artificialë njihen si armiqtë më të mëdhenj të shëndetit pasi mund të krijojnë edhe probleme me zorrë si dhe ngrirjen e arterieve.