Telefonat janë bërë pjesë integrale e përditshmërisë sonë – megjithatë, mund të jenë të rrezikshëm nëse përdoren aty ku nuk janë menduar.
Kjo shenjë e komunikacionit [shih foton] ndodhet në Gjermani, dhe shërben për të paralajmëruar njerëzit se nuk duhet t’i shikojnë telefonat gjatë ecjes në rrugë dhe sidomos kur përdorin vendkalimet për këmbësorë.
Këmbësorët që e bëjnë këtë rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe të tjerët.
Gjermania nuk është i vetmi vend ku ekzistojnë shenja të tilla trafiku. Ato janë vendosur edhe në Korenë e Jugut, si dhe në Lituani.