Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbaj mot me diell.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
“Të dielen parashihet të mbajë mot me diell. Vranesira të mesme parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.