Nëse një bime të caktuar i mungon uji, drita dhe përkujdesja, ajo shuhet.
Pamja e bimës së vyshkur apo të tharë në një vazo, shpesh duket e pashpresë.
Megjithatë, jo çdo gjë është ashtu siç duket.
Edhe një bimë e shuar, mund të vijë sërish në jetë me disa këshilla bazë nga AgroWeb.org që mund t’i ndjekë secili prej jush.
A Ka Shenja Jete?
Nëse bima juaj ka humbur shumë gjethe dhe ka marrë ngjyrën kafe, mos hiqni dorë prej saj.
Mjafton që bimës t’i kenë mbetur të paktën disa sytha, gjethe jeshile dhe kërcenj elastikë.
Falë tyre, ju mund ta sillni sërish në jetë bimën e preferuar.
Rigjallërimi i bimës kërkon shumë durim, e ndonjëherë disa muaj me rradhë.
Ujitja
Bimët që ujiten më shumë seç duhet ndonjëherë ngjajnë të kalbura, me gjethe të zverdhura që duken sikur u ka shteruar jeta.
Ndërsa nëse keni harruar të ujitni bimët tuaja, gjethet do të jenë ngjyrë kafe dhe të përthyera.
Nëse e keni tepruar me ujin, transferojeni bimën në dhe të thatë.
Ndriçimi
Nëse e keni lëvizur saksinë dhe bima juaj nuk merr mjaftueshëm nga drita e diellit, ajo do të ligështohet.
Përpiquni të vendosni vazot në një vend të ndriçuar mirë dhe mos ndërroni vendndodhjen.
Lagështia
Bimët përthithin ujin nëpërmjet gjetheve dhe rrënjëve, ndaj saksia duhet mbajtur në një vend ku ka lagështi, jo shumë ndriçim të fortë dhe jo thatësi të tepërt.
Fertilizimi
Një bimë e pafertilizuar siç duhet nuk rritet siç duhet dhe gjethet i humbasin ngjyrën.
Bima në vazo i përthith vlerat nga dheu ndaj AgroWeb.org ju këshillon ta pasuroni vazhdimisht.
Bima duhet ushqyer vazhdimisht me pleh organik.
Fertilizimi do e rigjallërojë bimën brenda disa ditësh.
Gjatë verës kujdesuni të mos i lini pa ujitur.
Gjithashtu është mirë që ta pasuroni vazot me dhe’ të ri. /AgroWeb.org