Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihen si frut i stinës së verës, këto janë vlerat ushqyese të kumbullave

Kumbullat janë fruta me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibra, antioksidantë, një mori vitaminash dhe mineralesh.
Cilat janë disa nga përfitimet kryesore që mund të merrni nga konsumimi i kumbullës?
Përmbajnë lëndë ushqyese
Kumbullat përmbajnë më shumë se 15 vitamina dhe minerale të ndryshme, fibra bimore dhe antioksidantë. Disa nga përbërësit kryesorë të tyre janë vitaminat A, C dhe K , kaliumi, por edhe sasi të vogla të vitaminës B , fosforit dhe magnezit .
Ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Ky frut ka veti që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak. Kumbullat kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.
Ndikojnë në shëndetin e kockave.


Përveç kësaj, kumbulla është e dobishme për shëndetin e kockave.
Përdorimi i këtij fruti redukton rrezikun e sëmundjeve të kockave si osteoporoza dhe osteopenia (dendësia e ulët e kockave). Ky efekt i dobishëm besohet të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilat janë të afta të reduktojnë inflamacionin në trup.
Ndikojnë në shëndetin e zemrës
Konsumimi i rregullt i frutave mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Në veçanti, kumbullat janë studiuar për aftësinë e tyre për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dy faktorë që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë