Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve. Aktualisht, ekzistojnë 32 lloje antibiotikësh në fazë zhvillimi në të gjithë botën dhe vetëm 12 prej tyre mund të konsiderohen risi.
Vetëm 4 janë aktivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH në listën e saj të zezë. Infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve shkaktojnë çdo vit 35 mijë vdekje në Evropë.
Në raportin e OBSH përvijohet një e ardhme komplekse për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), pra ata që konsiderohen më të rrezikshëm.
Më problematike janë produktet farmaceutike për fëmijë. Rezistencë do të thotë kur bakteret, viruset, myku dhe parazitët nuk reagojnë ndaj barnave duke shkaktuar vështirësi në trajtim e deri në fatalitet.
“Edhe në rastet kur antibiotikët e rinj janë gati, nuk mbërrijnë në të gjitha vendet”, tha një zëdhënës i OBSH.
Tashmë po shqyrtohen edhe alternativa të reja me preparate biologjike jo tradicionale, të tilla si bakterofagët, antitrupat, preparatet imunomoduluese.
Ndër to, bien në sy 3 produkte me bazë fekalesh, që shërbejnë për rregullimin e mikrobiomës së zorrëve, pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.