Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Me kënaqësi prezantojmë Dr. Afrim Nimanaj, Pediatër i shquar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe një angazhim të palodhur, Dr. Afrim Nimanaj ka bërë një ndryshim të madh në jetët e shumë fëmijëve dhe familjeve tona.

Dr. Afrim Nimanaj e kreu shkollën fillore dhe të mesme në Pejë dhe më pas vijoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Fillimisht, ai punoi si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, ndërsa nga viti 1999 jep kontribut në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë gjithë kohës, Dr. Afrimi ka ofruar kujdes dhe trajtim të shkëlqyer për mijëra fëmijë. Ai është i njohur për aftësitë e tij profesionale, përkushtimin ndaj pacientëve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo kohë.
Falë menaxhimit të tij si Shef i Repartit të Pediatrisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me ekipin mjekësor, Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Pejës ofron shërbime të vazhdueshme dhe të cilësisë së lartë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Dr. Afrim Nimanaj është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit në fushën e mjekësisë konkretisht në pediatri. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Faleminderit, Dr. Afrim Nimanaj, për përkushtimin dhe kujdesin tuaj të jashtëzakonshëm për pacientët!

Youtube

Arkiva

Kategoritë