Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gabimet gjatë gatimit në shtëpi që e bëjnë ushqimin të pashëndetshëm

Gatimi në shtëpi konsiderohet si mënyrë e mirë e të ushqyerit pasi mbahen nën kontroll përbërësit e ushqimit si dhe vlerat ushqyese, por shpesh mund të bëhen gabime.

India.com ka shkruar disa nga gabimet më të shpeshta që mund të ndodhin gjatë gatimit në shtëpi e që mund të shkaktojnë probleme me shëndetin.

Pjekja apo zierja e tepërt e perimeve mund të çojë në humbjen e vlerave ushqyese që kanë. Prandaj është e këshillueshme që perimet të piqen apo të zihen me masë.

Përdorimi i sasisë së madhe të vajit është një tjetër gabim sepse kjo gjë mund të shtojë nivelin e kolesterolit në trup gjë që çon në probleme të ndryshme shëndetësore.

Gatimi në temperatura ekstremisht të larta si për shembull fërgimi në vaj të thellë apo grilli, mund të çojnë në formimin e komponimeve të rrezikshme për shëndetin, që quhen acrylamide dhe heterocyclic amine, të cilat mund të shkaktojnë sëmundjen e kancerit dhe probleme të tjera shëndetësore.

Përdorimi i tepërt i kripës gjithashtu është i rrezikshëm për shëndetin, sepse mund të çojë në tension të lartë të gjakut, shëndet të dobët të veshkave, si dhe probleme të tjera shëndetësore.

Mosruajtja e duhur e ushqimit është një tjetër zakon i keq që mund të çojë në sëmundje apo probleme shëndetësore. Sepse ka ushqime që brenda 24 orëve fillojnë të vënë myk, i cili mund të mos shihet me sy. Përveç mykut nëpër ushqime mund të formohen edhe baktere të ndryshme të dëmshme për shëndetin, të cilat mund të çojnë në helmim të organizmit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë