Një tjetër monolit misterioz është parë, këtë herë pranë Las Vegas, Nevada. Kjo shtyllë të kujton ato që janë shfaqur në mbarë botën, duke përfshirë një në një pyll në Rumani, si dhe në Kaliforni dhe Angli.
Një tjetër monolit misterioz është parë, këtë herë pranë Las Vgas, Nevada. Kjo shtyllë të kujton ato që janë shfaqur në mbarë botën, duke përfshirë një në një pyll në Rumani, si dhe në Kaliforni dhe Angli.
“Ne dimë për shumë gjëra të pazakonta kur njerëzit shkojnë në shëtitje – për shembull, ata nuk janë të përgatitur për mot të keq, nuk mbajnë ujë të mjaftueshëm… Por, shikoni këtë. Si erdhi kjo këtu”, tha Departamenti i Policisë së Las Vegas.
Ky monolit, i cili duket si një pasqyrë në formë shtylle, supozohet se nuk është vetëm aty. Gjegjësisht, pas zbulimit, disa persona nëpër ShBA kanë komentuar në rrjetet sociale se “të gjithë ata që jetojnë atje e dinë për këtë shtyllë”. Nga ana tjetër, ata që nuk janë të bindur se monoliti ka ekzistuar në atë vend për disa kohë, paralajmërojnë për ndikimin jashtëtokësor, raporton CNN.
“Obeliskat kanë një fuqi dhe qëllim të panjohur.” Mendoj se është bërë nga njeriu, por alienët janë ende mes nesh. Mbani sytë hapur dhe kamerat gati”, thuhet në komentin nën postimin në Facebook të policisë lokale.
Gjithashtu, një supozim tjetër është se është një vepër arti, gjë që është spekuluar më parë, sa herë që shfaqet një monolit i ri kudo në botë.
Sido që të jetë, policia e Las Vegas tha se do t’ua lërë hetimin për origjinën e monolitit përdoruesve të internetit, të cilët do të “punojnë për të zgjidhur këtë mister”.