Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të zgjidhni një krem kundër Diellit pa toksina të dëmshme

Duke qenë se kjo është koha kur kremrave të diellit iu vjen rradha për t’u përdorur më së shumti, është rasti i përsosur për të mësuar më tepër rreth sigurisë së tyre.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa gjëra që duhet të dini rreth kremit të diellit, në mënyrë që të jeni sa më të informuar rreth përbërësve që konsiderohen të dëmshëm.

Cilët janë përbërësit e dëmshëm që duhet të shmangni

Kremrat e zakonshëm të diellit janë të lidhura me një mori shqetësimesh shëndetësore, si dhe me shkatërrimin e shkëmbinjve koralorë.

E madje disa përbërës kimikë të kremit të diellit janë ndaluar në disa vende të botës për shkak të dëmit që po i bëjnë jetës njerëzore dhe asaj ujore.

Shumica e kremrave të zakonshëm përmbajnë përbërës të dëmshëm që ju me siguri dëshironi t’i shmangni.

Avobenzone – Rrezikon të shkaktojë raste të alergjive të lëkurës.
Aroma – Sipas të dhënave të mbledhura, përzierjet e aromave shpesh shoqërohen me alergji, dermatit dhe shqetësime të frymëmarrjes. Ftalatet që janë shpesh në aromat sintetike janë gjithashtu të lidhura me çrregullime endokrine dhe defekte të lindjes.
Homosalate dhe Octinoxate – Lloje filtrash kundër rrezeve UV të diellit që depërtojnë në lëkurë, mund të çbalancojnë hormone tuaja dhe të ndikojnë në shëndetin e tiroides.
Oxybenzone – Disa studime kanë treguar se oxybenzone dëmton sistemin  endokrin dhe shkakton dermatit alergjik kontakti. Rritja e niveleve të oksibenzonit tek djemtë adoleshentë mund të ulë nivelet e testosteronit.
Parabenet (metil-, propil-, etil-, benzil-) – Një familje e konservuesve që imitojnë estrogjenin dhe lidhen drejtpërdrejt me kancerin.
PEG (Polyetilen Glycol) – Një grup përbërësish me prefiksin “PEG-” të ndjekur nga një numër.
Fenoksietanoli – Ekspozimi i lëkurës ndaj këtij konservuesi lidhet me reaksione alergjike duke filluar nga ekzema dhe urtikariet tek anafilaksia.

Siç mund ta shihni, të kërkoni kremra të sigurt kundër diellit është një hap i rëndësihëm i kujdesit për shëndetin.

Cilët kremra mund të zgjidhni

Kërkoni kremra të sigurt kundër diellit që kanë ose oksid jo-nano-zinku ose dioksid titani si përbërës aktiv.

Këto kremra bllokojnë fizikisht rrezatimin e diellit duke formuar një pengesë që qëndron mbi lëkurë. Kjo pengesë reflekton rrezet e diellit, duke i bërë ato të shpërndahen dhe të mos thithen nga lëkura.

Këto lloje kremi ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UV me spektër të gjerë (UVA/UVB), ndërsa kremrat e zakonshëm bllokojnë vetëm rrezet UVA ose UVB.

Përveç kësaj, këto lloje janë më të buta për lëkurën dhe nuk depërtojnë në barrierën e lëkurës dhe as nuk hyjnë në qarkullimin e gjakut siç bëjnë përbërësit në kremrat e zakonshëm.

Plus, funksionojnë menjëherë pas aplikimit, ndryshe nga të tjerët që kërkojnë 20 minuta para se të fillojnë të funksionojnë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë