Klinikës Neurokirurgjisë i është shtuar edhe një shërbim i ri, ai i pajisje mjekësore “Neuroendoscope”.
Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi, i cili tha se trajtimi me këtë shërbim jashtë institucioneve publike kushton nga 7,000-10,000 euro për pacient, teksa tani e tutje po ofrohet falas në shëndetësinë publike.
“Po shtohet edhe një shërbim i ri në shëndetësinë publike Në Klinikën e Neurokirurgjisë u vendos në funksion pajisja mjekësore “Neuroendoscope”. Ndërkohë ka përfunduar trajnimi i stafit për përdorimin e pajisjes”, tha Vitia.
“Me këtë pajisje mundësohen operacione në kokë përmes kanaleve natyrale të hundës pa hapur kafkën. Trajtimi me këtë shërbim jashtë institucioneve publike kushton nga 7,000-10,000 euro për pacient. Tani e tutje po ofrohet falas në shëndetësinë tonë publike”, shtoi ministri.
Me këtë shërbim të ri sigurohet: Saktësi shumë e lartë në ndërhyrje, ulë traumën dhe dhimbjen për pacientin, redukton kohën e qëndrimit në spital dhe shërimit, shërbime të reja klinikë për klinikë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farben.vitia.3%2Fposts%2Fpfbid06kufKeVSucuPApbpjhJd77U4NzvkLNHpNytfSCqg6jq4Zn82s2XZdbSAXnEiTxYkl&show_text=true&width=500