Përbërësit:
250 g miell
2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji vanilje
1/2 lugë çaji karafil pluhur
lëkurë portokalli
1 -1/4 gotë me sheqer
1/2 gotë qumësht
1/2 cup gotë lëng portokalli i freskët
3 vezë ambienti
1/4 gotë gjalpë i shkrirë
1/4 gotë vaj dhe 1/2 gotë bajame të pjekura.
Përgatitja:
Fillimisht parangrohni furrën në 180 gradë C.
Si fillim rrahim gjalpin, vajin, sheqerin, dhe vezët për disa minuta.
Në një tas bashkojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, karafilin pluhur dhe kripën.
Pasi sheqeri dhe veza janë rrahur me gjalpin dhe vajin, shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit dhe qumështin.
Përziejmë për 1 min dhe më pas shtojmë tasin me përbërësit e thatë ku i përziejmë mirë përsëri për 2 min.
Ndërkohë në një tigan pjekim bajamet për 10 min dhe më pas i coptojmë me thikë. I pudrosim pak me miell dhe i hedhim tek brumi i kekut.
Masën e hedhim tek forma e kekut të lyer më par me gjalpë.
E vendosim në pjekje për rreth 40-45 min.
Në fund pasi është ftohur, mund ta pudrosni nga sipër me sheqer pluhur.