Edhe pse fasulet janë më famëkeqet për nxitjen e gazrave, ka shumë ushqime të tjera që shkaktojnë gazra dhe shqetësime gastrointestinale.
Gazat prodhohen kryesisht nga bakteret që jetojnë në zorrën e trashë kur ato ushqehen me grimca ushqimore që kalojnë nëpër zorrë.
Sasitë e moderuara të gazit, janë një shenjë që tregon se procesi i tretjes po kryhet normalisht.
Përveç fasuleve, ka një numër ushqimesh që mund t’ju shkaktojnë gazra, të cilat AgrWeb.org iu sugjeron t’i zbuloni më poshtë.
Qepët Dhe Hudhra
Qepa dhe hudhra kanë përqendrime të larta të fruktaneve, një lloj i karbohidrateve që është i vështirë për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë gazra.
Gatimi i tyre ndihmon në prishjen e këtij përbërësi. Por nëse ende jeni shumë të ndjeshëm, provoni t’i shkëmbeni me kopër dhe karrota, ato do të treten më lehtë.
Frutat
Frutat si mollët, dardhët, mango, qershitë, frutat e thara, kajsitë dhe fiqtë, kanë përqëndrim të lartë të fruktozës.
Dhe kur sistemi juaj nuk i tret si duhet, ato mund të shkaktojnë gazra, dhimbje barku dhe diarre.
Fillimisht shtoni në regjimin tuaj ushqimor fruta me fruktozë të ulët si pjepri, bananet, luleshtrydhet dhe portokalli. Më pas, shtoni nga pak frutat me më shumë fruktozë.
Perimet
Brokoli, lakra dhe lakrat e Brukselit përmbajnë rafinozë, një lloj tjetër sheqeri që mund të jetë i vështirë për tu tretur.
Bulmeti
Njerëzit me intolerancë ndaj qumështit dhe produkteve të tij, nuk mund ta tresin plotësisht laktozën, një lloj sheqeri që gjendet në këto produkte.
Kjo sepse zorra e hollë nuk prodhon laktazë mjaftueshëm, një enzimë përgjegjëse për tretjen e tyre.
Megjithatë, shumica e njerëzve mund ta menaxhojnë gjendjen e tyre duke kontrolluar sasinë e ushqimeve me laktozë ose duke konsumuar versionet pa laktozë.
Drithërat E Plota
Dietologët rekomandojnë futjen graduale të ushqimeve të pasura me fibra në regjimin tuaj ushqimor.
Dhe njëkohësisht të konsumoni sa më shumë ujë, për të përshpejtuar procesin e tretjes.
Përndryshe, nëse fibrat qëndrojnë për një kohë të gjatë në zorrën e trashë, ato mund të fermentohen dhe të shkaktojnë gazra dhe fryrje barku.