Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A e dini arsyen pse pijet freskuese na shijojnë më shumë kur i pimë nga një shishe qelqi?

A keni vënë re që t’ju shijojë më shumë një pije kur e pini nga një shishe qelqi se sa në një shishe plastike apo metali?

Shumë njerëz e kuptojnë ndryshimin dhe të gjithë thonë se shija e pijeve në shishe qelqi është shumë më e mirë se ajo e pijeve që janë në shishe plastike ose metalike.

Ka një arsye që pijet freskuese shijojnë më shumë kur i pimë nga shishet e qelqit, thotë biokimistja Sarah Risch. Në brendësi të paketimit të xhamit ka polimere, gjegjësisht molekula, të cilat përbëhen nga njësi më të vogla që janë të bashkuara.

Plastika përmban një polimer të quajtur “acetaldehid” që ndikon në pijet freskuese duke ndryshuar pak shijen e tyre. Shumica e njerëzve mund të mos e kuptojnë ndryshimin (përveç pijeve freskuese të njohura që janë mësuar me shijen e tyre dhe kuptojnë dallimet) por mënyra më e saktë e ruajtjes janë shishet e qelqit që nuk e ndryshojnë aspak shijen.

Megjithatë, ekspertët që punojnë në Coca Cola këmbëngulin se “shija e mrekullueshme e Coca Cola-s është e njëjtë pavarësisht nga paketimi në të cilin gjendet”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë