Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Ato minimalet sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv
“Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vend-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 – 35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.