Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse djersitemi gjatë natës në gjumë?

Djersitja gjatë natës është diçka me të cilën mund të përballemi të gjithë kur temperaturat janë të larta.

Por, kur temperaturat janë të freskëta, mund të jetë konfuze të zgjohesh në një pellg djerse, shkruan The Sun.

Djersitjet gjatë natës ndodhin për një sërë shkaqesh, disa prej të cilave këtyre shkaqeve mund të jenë më serioze.

Pse djersini në gjumë?

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Mbretërisë së Bashkuar, arsyet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës janë:

Simptomat e menopauzës: Ndryshimet e hormoneve gjatë menopauzës mund t’u shkaktojnë grave djersitje gjatë natës. Por është e trajtueshme – vizitoni mjekun nëse ka ndikim të madh tek ju.

Ankthi: Ky mund të jetë një shkak i zakonshëm i djersitjes së tepërt.

Ilaçet: Ilaçet kanë të gjitha llojet e efekteve anësore. Ilaqet kundër depresionit, steroidet dhe qetësuesit janë më të zakonshmet që shkaktojnë djersitje. Nëse keni filluar të djersiteni që nga marrja e ilaçeve, mund të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm për të parë nëse mund ta ndërroni.

Sheqer i ulët në gjak: Njerëzit me sheqer të ulët në gjak (hipoglikemia) mund të përjetojnë djersitje gjatë natës. Kjo përfshin njerëzit që marrin ilaçe për diabetin, si insulina.

Hiperhidroza: Kjo gjendje e padëmshme ju bën të djersitni shumë më tepër se një person mesatar, gjatë gjithë kohës.

Sëmundja: Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë se sistemi imunitar po lufton kundër infeksionit. Disa njerëz e kanë raportuar këtë ndërsa po përballeshin me coronavirus. Për të njëjtën arsye, mund të shfaqet edhe si një efekt anësor i vaksinimit.

Kanceri: Djersitja gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese shumë e hershme e disa llojeve të kancerit, veçanërisht limfoma, një lloj kanceri i gjakut. Por kjo do të ishte e rrallë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë