Ngjarjet e datës 14 qershor 2024:
Kuvendi Komunal i Gjakovës mban mbledhje solemne. (Biblioteka Ndërkomunale “Ibrahim Rugova” Gjakovë, ora 09:00).
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të bëhet përurimi i pllakës përkujtimore. (Drenoc, ora 09:00)
Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit/Prizren, ora 09:30).
Mbahet edicioni i shtatë DISICON për integritetin e informacionit. (Klan Arena Prishtinë, ora 09:30-16:00)
Komisioni për Shëndetësi mban tryezën “99 – Vite funksionim të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fischer, vizitojnë kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë. (Ora 10:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të bëhet pritja e mysafirëve dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko. (Oborri i Komunës së Rahovecit, ora 10:30)
Punonjësit e NGB “Rilindja” protestojnë për mos realizimin e të drejtave për 20 përqindëshin. (Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit Prishtinë, ora 11:00)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mban konferencën e 3-të vjetore ndërkombëtare “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore.” (Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, ora 11:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne, ku do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi” ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 11:00)
Kuvendi Komunal i Gjakovës organizon paradën e lirisë. (Qendra e qytetit Gjakovë, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën mbi gjendjen e gjyqësorit në veri të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, mbahet vizitë kullës së heronjve “toni dhe Mici”. *Kulla e heronjve, ora 12:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, do të bëhet përurimi i emblemës së UÇK-së. (Opterushë, ora 12:15)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, do të bëhet vizitë në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe. (Ora 12:40)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridike Falas”, organizon tryezën e diskutimit “(Mos) Zbatimi i të drejtave të pensionistëve në praktikë dhe ngarkimi i gjyqësorit me lëndë”. (Hotel “Opera” Prishtinë, ora 13:00 – 15:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, bëhet vizitë në kompleksin memorial në Gradish. (Ora 13:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 14:00)
Gratë për Vetëvendosje mbajnë tubim me gra dhe vajza në Podujevë teatri “Avdush Hasani”, ora 12:00 dhe tubim me gra dhe vajza në Gjilan, Parku Urban, ish-posta e vogël, ora 18:00)
Për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe Dëshmorëve të Komunës së Malishevës organizohen këto aktivitete:
-Përurohet Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeut të UÇK-së. (Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeu i UÇK-së pranë varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në Malishevë, ora 09:00)
-Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë. (Ora 09:20)
-Mbahet manifestimi qendror dhe ndarja e çmimeve tradicionale të Kuvendit Komunal të Malishevës. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, ora 11:00)
-Mbahet koncert për të rinj. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, Malishevë, ora 18:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të mbahet manifestimi qendror. (Rruga “Xhevat Kasapi”, ora 20:00)