Ekipës shkencore të Pineas i shtohet edhe një sukses i ri!
Kjo është një arritje e rëndësishme për Pinea Medical Center pasiqë ky ekip shkencor është pasuruar me një doktoraturë të re falë Dr. Sci. Diola Dosti.
Dosti është nutricionistja e vetme shqiptare e doktoruar në fushën e autizmit dhe intolerancës ushqimore.
Ajo është një nutricioniste shumë e respektuar dhe e njohur, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e edukimit të ushqyerjes në Shqipëri dhe Kosovë.
Ekspertiza dhe pasioni i saj për të ushqyerit i kanë bërë ftesa për të folur në programe të ndryshme televizive në të dy vendet.
Ajo ndan mesazhin e saj për promovimin e zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit dhe ndërgjegjësimin për ushqimin e duhur në shoqërinë shqiptare.
Me këtë rast, edhe Portali Familja Jonë i uron shumë suksese në punën e saj Dostit!