Çfarë është hematoma?
Hematoma shfaqet në lëkurë kur një zonë e caktuar preket nga trauma duke shkaktuar rupturën e enëve të vogla të gjakut dhe daljen e gjakut jashtë tyre. Duke qënë se gjaku nuk ka ku të shkojë, bllokohet brenda lëkurës dhe grumbullohet, duke krijuar një nxirje të lëkurës, e dhimbshme në prekje. Hematoma quhet edhe ndryshe kontuzion, dhe nuk është e përherëshme, pasi trupi e absorbon gjakun pas njëfarë kohe dhe hematoma zhduket plotësisht.
Hematomat mund të ndodhin për shumë arsye, por më të zakonshme janë përplasja ose goditja me diçka të fortë.
Sa kohë zgjat shërimi i hematomës?
Nëse doni ta zhdukni hematomën brenda 24 orësh më vjen keq tu them se është e pamundur. Në përgjithësi do të duhen 2-3 javë që hematoma nga një dëmtim i lehtë ose aksident të shërohet. Në disa raste mund të dojë edhe muaj, në varësi të llojit të hematomës. Disa javë kohë që duhen për shërim, mund të përshpejtohen nëse përdorni disa mënyra natyrale. Eleminimi komplet i hematomës kalon nëpër disa faza.
Stadet e hematomës
Duke u shëruar hematoma, hemoglobina shpërbëhet në komponentë të tjerë. Ky proces e bën hematomën të ndryshojë ngjyrë dhe të kaloj nëpër këto faza:
Stadi 1: Një hematomë është e kuqe sapo shkaktohet dëmtimi, pasi gjaku i pasur me oksigjen mblidhet nën lëkurë.
Stadi 2: Pas 1 ose 2 ditësh, hematoma ndryshon ngjyrë, pas 3-4 ditësh ajo merr një ngjyrë të errët të purpurt, të zezë dhe blu.
Stadi 3: Pas 10 ditësh, hematoma do shfaqet si e verdhë në jeshile. Kjo ngjyrë vjen si pasojë e komponentëve biliverdinë dhe bilirubinë që trupi prodhon kur ndahet hemoglobina.
Stadi 4: Pas 10–14 ditësh, është e verdhë në kafe ose ngjyrë e lehtë kafe.
10 “ilaçet” natyrale për hematomën
Nëse po pyesni, “Si mund ta heq sa më shpejt hematomën?” Le të shikojmë sesi mund të zhdukim hematomat në mënyrë natyrale.
- I ftohti & nxehti
Si ta trajtoni një hematomë? Si fillim vendosni diçka të ftohtë tek hematoma. Për 24 orët e para, rekomandohet vendosja e akullit në zonën e dëmtuar. Hidhni akull në një peshqir të pastër që të mos kontaktojë direkt me lëkurën. Kompresa e ftohtë do të ndihmojë në uljen e enjtjes, reduktimin e dhimbjes dhe diskomfortin e përjetuar nga hematoma. Pas 1-2 ditësh mund të aplikoni kompresa të ngrohta në hematomë, ose të bëni një banjë të nxehtë, për të nxitur shërimin.
Nëse doni të eleminonin nxirjen e syve, i ftohti është çelsi! Sipas Mayo Clinic, aplikimi i kompresave të ftohta disa herë në ditë për 1-2 ditë do të ulte enjtjen. Më pas aplikimi i kompresave të nxehta. Por kujdes mos krijoni presion tek syri.
- Ngritja/lartësia
Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë për të eleminuar hematomën është ngritja e zonës së trupit ku ka ndodhur hematoma. Nëse hematoma ka ndodh në këmbë ngrijini në nivel më lart zemrës duke e ndihmuar në uljen e enjtjes dhe nxirjen. Ngritja ndimon në mos grumbullimin e gjakut në zonë.
- Ushqimet që ndihmojnë në shërimin e hematomës
Ashtu si ndihma që i jepet hematomës për së jashtmi nuk duhet neglizhuar edhe ajo së brendshmi. Nëse doni që ta eleminoni sa më shpejt hematomën duhet të konsumoni ushqime që nxisin shërimin. Përfshihen:
Perimet jeshile – lakra jeshile, spinaqi i cili ka vitamin K që është i rëndësishëm për koagulimin e gjakut. Mungesa e vitaminës K mund të sjellë gjithashtu probleme në koagulim, hematoma.
Agrumet – përmbajnë vitaminë C dhe bioflavonoide të cilat ndihmojnë në shërimin e plagës.
Zink i cili nxit shërimin. Për të rritur sasinë e zinkut, shtoni ushqime me zink në dietën tuaj, si vaj fara kungulli, biftek dhe spinaq.
Proteina – proteinat ndihmojnë në forcimin e enëve të gjakur dhe rigjenerimin pas dëmtimit.
- Ushqimet që duhet të shmangni
Shërimi i hematomës nuk është vetëm çfarë shtoni në dietë, por edhe çfarë hiqni. Rekomandohet shmangia e ushqimeve të mëposhtme:
Sheqeri – sheqeri i rafinuar nxit reagime inflamatore në trup. Në përgjithësi, dieta e lartë në sheqer, por e vakët në acidet yndyrore omega-3, antioksidantë dhe fibra rrisin mundësinë e inflamacionit.
Yndyrnat trans – yndyrnat trans njihen si nxitëse të inflamacionit. Ato gjenden në fast food, ushqime të skuqura dhe të përpunuara.
Ushqime të përpunuara – jo vetëm që përmbajnë yndyrna trans por edhe kimikate dhe aditivë të pashëndetshëm.
- Vajrat esencialë
Vaji esencial i temjanit ka veti të larta anti-inflamatore, të cilat e bëjnë një zgjedhje shumë të mirë për shërimin e hematomës. Hidh 2-3 pika vaj temjani direkt në zonën e prekur duke e masazhuar lehtë 3 herë në ditë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përziejeni vajin e temjanit me një vaj bazë. Mund ta aplikoni dhe në fytyrë, vetëm duhet të keni kujdes zonën e zyve.
Vaji i selvisë është një tjetër vaj i cili ka mjaft reputacion të mirë në shërimin e hematomës. Kombinoni 1-2 pika vaj selvie me një lugë çaji vaj bazë si psh. vaji i kokositdhe aplikojeni direkt në zonën e hematomës.
- Bromelain
Bromelain është një enzimë e cila gjendet tek ananasi, i cili ka veti anti-inflamatore duke e bërë një zgjedhje natyrale perfekte për të ulur enjtjen dhe nxirjen.
- Vitamina C
Vitamina C është një antioksidant i cili nxit prodhimin e kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për shërimin e enëve të gjakut të dëmtuara. Njerëzit të cilët shfaqin shpejt hematoma, kanë nivele të ulta të vitaminës C në gjak. Shtimi i suplementeve me vitaminë C mund të ndihmojë në përmirësimin e hematomës.
- Bioflavonoidet
Bioflavonoidet ndihmojnë në forcimin e kapilarëve, duke ndihmuar në shërimin e hematomave. Një studim i publikuar në Journal of the American Academy of Dermatology iu dha disa subjekteve me pigmentim progresiv purpura (çrregullim – hematomë kronike) 1,000 mg vitaminë C plus 100 mg rutin në ditë. Pas 4 javësh, hematoma nuk ishte më prezente, dhe nuk u përsërit në një periudhë 3 mujore pasi u stopua trajtimi.
Rutini mund të gjendet në kumbullat e thata, kajsitë, rosehip, agrume dhe në lëkurën e specit jeshil. Mund të merret si supplement së bashku me kompleksin e bioflavonoideve.
Arnika është një tjetër mënyrë shumë popullore kundër hematomave. Në fakt vaji i arnikës përdoret lokalisht për dhimbjen dhe enjtjen si pasojë e hematomës, ndrydhjes dhe artritit. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithastu efektet e përdorimit të arnikës kundra hematomës. Për shembull, një studim i publikuar në British Journal of Dermatology zbuloi sesi trajtimi lokal i 20% arnikë mundësoi shërimin më të mirë të hematomës.
Aplikohet vaji i arnikës ose kremi me Arnikë në zonën e prekur 2 herë në ditë derisa hematoma të zhduket.
- Pasta e dhëmbëve
A mundet pasta e dhëmbëve të eleminojë hematomën? Studimet pohojnë që po! Nëse përdorni një pastë natyrale me vaj esencial mente, mund të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut në zonë. Nuk ju dëmton ta provoni!