Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pa Rotavirus – Dr. Bujar Gashi, MA, specialist i mjekësisë familjare

Sa herë ka ardhë sezona e verës, koha kur fëmijën dalin luajnë dhe argëtohen në lëndina të blerta dhe
kurduket se gjithçka po shkon si më së miri, fillon barkqitja. Kjo është situate aq e pakëndshme edhe për fëmijët edhe për prindët, të cilët shqetësohen se mos po iu ndodh ndonjë e keqe fëmijëv të tyre dhe me nxitim duan që ta vizitojnë mjekun. Pasojnë pastaj analiza, barna, kufizime të daljen në natyre, mosshkuarje në kopsht, ndërprerje të mësimit, etj.

Po, ç’është ajo që shkakton këtë gjendje?
Mund të jenë disa shkaqe, që ndonjëherë kanë të bëjnë me ushqime jo të shëndetshme që servohen në ambientet jo shumë të sigurta, por më së shpeshti janë virusët dhe, në grumbullin e virusëve që shkaktojnë barkqijte.

ROTAVIRUS
Rotaviruset janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes diareike te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Simptomet vjellje dhe barkqitje zhvillohen brenda dy ditëve pas kontaktit me ndonjë persona që e ka pasur virusin dhe mund të zgjasin nga 3 deri në 8 ditë.

Nëse nuk trajtohet me terapi rehidruese orale, dmth me lëngje që njihen si ORS (Nelit), pluhur që përzihet me ujë, mund të pasojë dehidrimi, humbja e lëngjeve, gjë që mund të ketë pasoja për fëmijët, veçanërisht foshnjat.

Çfarë ndodh në rast të infeksionit me rotavirus?

Simptomet fillojnë shumë shpejt brenda dy ditëve pas infektimit me rotavirus. Vjellja dhe barkqitja mund të zgjasin nga tri deri në dhjetë ditë. Përveç kësaj, ka humbje të oreksit, kështu që të gjitha së bashku shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe dehidrim, i cili mund të jetë mjaft i rrezikshëm, sidomos për bebet. Simptomet e dehidrimit duhet të dallohen menjëherë dhe të mjekohen.

Ato janë: zvogëlimi i urinimit, goja dhe fyti i thatë, marramendja kur fëmija ngrihet në këmbë.

Çfarë duhet bërë?
Antibiotikët nuk ndihmojnë, përkundrazi bëjnë më keq. Meqë nuk ka ndonjë trajtim specifik, krejt çka duhet bërë, është dhënia e mjaftueshme e lëngjeve dhe kjo nëpërmjet gojës. Ajo që njihet si Nelit ka të gjithë përbërësit e duhur të cilat i zëvendësojnë lëngjet e humbura. Infuzionet janë të panevojshme, vetëm sa i dëmtojnë venat e fëmijës kur me lehtë dhe më mire bëhet përmes gojes.

Si të parandalohet?
Nëse hapim faqen e CDC-së, organizatë botërore që merret me sëmundjet që ngjiten nga një person te tjetri, dhe e tillë është barkqitja që shkaktohet nga rotavirus, gjëja e parë që thuhet është:

MBRONI FEMIJEN TUAJ NGA ROTAVIRUS – VAKSINONI ME VAKSINEN!

Për fat të mirë edhe në Kosovë kemi vaksinën kundrë rotavirus. Një informacion më të zgjeruar do gjeni në faqet e kësaj revisteje, por si mesazh që do të transmetoja të lexuesit është që në rast të infeksionit me rotavirus të lajmërohen në Qendra të Mjekësisë Familjare ku fëmijët do ta marrin trajtimin e duhur dhe informacinion se si të mbrohen në të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë