Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Pejës: Javën e kaluar u lindën 14 djem e 10 vajza

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar kanë mirëpritur katërmbëdhjetë (14) foshnja të gjinisë mashkullore dhe dhjetë (10) të gjinisë femërore.

Ky spital mes tjerash ka njoftuar edhe për shërbime të tjera të ofruara gjatë javës së kaluar, duke potencuar 2,771 vizita specialistike dhe 34 operime.

Disa të dhëna tjera më kryesore nga puna që është bërë javën e kaluarr, sipas njoftimit janë:

– 2,771 vizita specialistike;

– 1,905 pacientë kanë kryer 20,301 analiza;

– 34 operime;

– 278 dializa;

– 541 rëntgen, 189 ultrazëra, 176 CT-ja, 48 Rezonanca Magnetike, 11 Mamografi;

–  150 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë