Si çdo herë, edhe këtë të diel takohemi në ora 16:00 në Kanal10 që të diskutojmë shumë tema me musafirë të ndryshëm duke përfshirë infertilitetin mashkullor, alergjitë në medikamente, kancerin e gjirit dhe hapjen e një biznesi personal.
Më poshtë, gjeni promon në detaje.
Këtë të diel, në pjesën e parë të emisionit familja jonë do të flasim për infertilitetin mashkullor.
- Kush e shkakton, a trajtohet dhe a shërohet? Çfarë teste duhet të bëj një mashkull për ta gjetur problemin e tij?
Në pjesën e dytë mësojmë për analizat e infertiltetit mashkullor nga laboratori Pinea Medical center
Te pjesa e tretë e emisionit flasim për alergjitë në medikamente.
- Çfarë simptomat japin, kur mund të përfundojnë me fatalitet, si duhet të reagojmë e shumë detaje të tjera i mësojmë me alergologen Dr. Bardha Selmanaj-Bislimi
Pjesën e katërtë të emisionit e kemi rezervuar për gratë me kancer të gjirit.
- Sa është e rëndësishme fizioterapia pas operacionit tek këto paciente?
Dhe pjesën e fundit e mbyllim me 12 vjeçaren Ina Rama e cila ka nisur një biznes personal, por pasion ka edhe këndimin.
Takohemi të dielen në ora 16:00 në Kanal10!