Prostata është një gjendër e vogël gjenitale e mashkullit, është e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (është kanali që nxjerre urinën nga trupi).
Funksioni i prostatës është prodhimi i një lëngu të spermës.
Gjendra e prostatës me kalimin e kohës mund të zmadhohet dhe te disa burra mund të shkaktojë sëmundje.
Më të shpeshtat janë:
- Zmadhimi i prostatës
- Inflamacioni i prostatës
- Kanceri i prostatës
Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës përfshijnë:
Moshën,
Trashëgiminë,
Stili i jetës,
Hormonet.
Simptomat e kancerit të prostatës
Shumica e tumorëve në prostatë nje kohë të gjatë nuk shkaktojnë asnjë shqetësim, ose shqetësime të vogla. Shumica e tumorëve zbulohen gjatë nje ekzaminimi rutinor. Nëse tumori është aq i madh ,sa që e ka ngushtuar uretrën, mund të na paraqiten problemet:
- Rrjedhje e dobët e urinës;
- Ndjenja e shpeshtë për urinim;
- Dhimbje, ose vështirësi të tjera gjatë urinimit;
- Gjak në urinë;
- Ҫrregullime seksuale