Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top


Prostata është një gjendër e vogël gjenitale e mashkullit, është e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (është kanali që nxjerre urinën nga trupi).


Funksioni i prostatës është prodhimi i një lëngu të spermës.

Gjendra e prostatës me kalimin e kohës mund të zmadhohet dhe te disa burra mund të shkaktojë sëmundje.


Më të shpeshtat janë:

  • Zmadhimi i prostatës
  • Inflamacioni i prostatës
  • Kanceri i prostatës

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës përfshijnë:

Moshën,

Trashëgiminë,

Stili i jetës,

Hormonet.

Simptomat e kancerit të prostatës
Shumica e tumorëve në prostatë nje kohë të gjatë nuk shkaktojnë asnjë shqetësim, ose shqetësime të vogla. Shumica e tumorëve zbulohen gjatë nje ekzaminimi rutinor. Nëse tumori është aq i madh ,sa që e ka ngushtuar uretrën, mund të na paraqiten problemet:

  • Rrjedhje e dobët e urinës;
  • Ndjenja e shpeshtë për urinim;
  • Dhimbje, ose vështirësi të tjera gjatë urinimit;
  • Gjak në urinë;
  • Ҫrregullime seksuale

Youtube

Arkiva

Kategoritë