Ju nuk jeni vetëm. Shumë njerëz i lajnë me më shumë zell duart, që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Higjena e mirë e duarve është e rëndësishme, por mund të thajë shpejt lëkurën.
Për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar, ulni temperaturën e ujit kur i lani. Uji i ngrohtë e than lëkurën më pak se uji i nxehtë. Mund të përdorni edhe ujë të ftohtë, për sa kohë që e përpunoni sapunin në shkumë. Gjithashtu, hidratoni lëkurën tuaj me një krem të përqëndruar menjëherë pas larjes. Aplikoni kremin kur lëkura juaj është ende pak e lagur.
Për të ndihmuar në shërimin e lëkurës tuaj të thatë dhe të plasaritur, merrni parasysh edhe një trajtim shtesë gjatë natës. Aplikoni një hidratues ose vazelinë në duart tuaja para gjumit. Më pas vendosni në duar një palë doreza pëlhure, apo edhe një palë çorape të pastra. Kjo lejon që hidratuesi të funksionojë ndërsa flini.
Mbajtja e duarve të pastra është një mënyrë efektive për të qëndruar të shëndetshëm, dhe larja e duarve me sapun dhe ujë është një mënyrë e përsosur për ta bërë këtëKur nuk keni të mundur përdorimin e ujit dhe sapunit, përdorni një dezinfektues duarsh me alkool, i cili do të vrasë shumicën e mikrobeve.