Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Përveç rrezikut të tyre të funksioneve njohëse , demences , sarkopenisë dhe dobësisë, të rriturit e moshuar me diabet dhe sëmundje të veshkave (CKD) janë në rrezik të hiper- dhe hipoglicemisë. Edhe pa patur diabet, një ulje e eGFR <60ml / min / 1.73m2 është lidhur me rezistencën e insulinës dhe pakësimin e sekretimit të insulinës. Faktorët kontribuues të supozuar përfshijnë mungesën e vitaminës D dhe hiperparatiroidizmin sekondar, zvogëlimin e GFR, homeostazën acido-bazike, aktivitetin fizik, përbërjen / dhjamosjen e trupit dhe përdorimin e ilaçeve. Nëse përdorni dializë peritoneale, pacientët mund të kenë sheqerna më të larta të gjakut për shkak glukozës më të lartë të dializatit.

Rreziku i hipoglicemisë është gjithashtu i konsiderueshëm në të rriturit e moshuar me CKD, me dhe pa diabet. Në një studim kohort të bazuar në popullatë për të rriturit e moshuar nga 2002-2010 (mosha mesatare 75 vjeç), mjeket kane ekzaminuar incidencën 3-vjeçare të hipoglikemisë në të gjithë fazat e sëmundjes së veshkave. Në pacientët që përdorën ilaçe antihiperglicemike, rreziku i hipoglicemisë u rrit nga 82 (95% CI, 71-94) raste për 10,000 persona-vjet në ata me eGFR ≥90 ml / min / 1.73 m2, në 785 (95 % CI, 689-894) raste për 10,000 persona-vjet në ata që marrin dializë. Kjo rritje e frekuencës së hipoglicemisë ishte gjithashtu e dukshme në ata që nuk përdorën ilaçe antihiperglicemike dhe ku funksioni i veshkave u përcaktua duke përdorur një kombinim të eGFR dhe albuminurisë.

Arsyet e hipoglikcemisë tek të rriturit e moshuar me diabet dhe CKD mund të jenë të shumëfishta. Shumë ilaçe antihiperglicemike pastrohen nga veshkat, duke i vendosur pacientët me CKD në rrezik të rritur të hipoglicemisë së shkaktuar nga ilaçet. Reduktimi i muskujve dhe mosfunksionimi i tyre gjithashtu mund të kontribuojnë në pakësimin e pastrimit të insulinës. Pacientët me CKD dhe diabet gjithashtu kanë më shumë sëmundje shoqëruese mjekësore (përfshirë neuropatinë autonome) të cilat mund të rrisin ndjeshmërinë e tyre ndaj hipoglicemisë. Për më tepër, ata shpesh kanë diabet më të gjatë në kohë , i cili është një faktor i njohur rreziku për hipogliceminë. Demenca, planifikimi i keq i vaktit të ngrënies dhe përzierjet e produkteve të insulinës gjithashtu janë shkaktare . Në pacientët me CKD pa diabet, hipoglicemia mund të ketë lidhje me kequshqyerjen me depo të glikogjenit më të ulët, dhe glukoneogjenezën renale të zvogëluar.

Rritja e rrezikut të hipoglicemisë së tyre është se të rriturit e moshuar me diabet shpesh përjetojnë ndërgjegjësim të dëmtuar të hipoglicemisë. Në një studim të pacientëve me diabet tip 2, moshat ≥65 vjeç kishin një vetëdije dhe përgjigje të ndryshme ndaj hipoglicemisë sesa individët më të rinj (mosha 39-64 vjeç). Ata gjithashtu patën një rritje më pak të theksuar të simptomave autonome dhe neuroglikopenike gjate fazes se hipoglicemise.. Studimi nuk vlerësoi në mënyrë specifike nëse këto efekte ishin të pavarura nga përdorimi i bllokuesit beta.

Gjatë viteve të fundit, shtrimet në spital për hipoglikcemi kanë tejkaluar numrin e hiperglicemisë, veçanërisht në ato ≥75 vjet. Në një studim ne SHBA nga 1999-2011, nivelet e shtrimit në spital për hipogliceminë ishin gati 2 herë më të larta në personat ≥75 vjet krahasuar me ato 65-74 vjet. Hipoglicemia mund të ketë pasoja të rëndësishme për pacientët duke përfshirë shqetësime kardiake, ndërlikimet neurologjike, cilësinë e dëmtuar e jetës, dhe madje edhe vdekjen. Prandaj, parandalimi i hipoglicemise është thelbësor në popullatën e moshës së rritur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë