Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Truku që do t’ju ndihmojë që të gatuani palëpeta të shijshme

Në recetën sipas së cilës shumica nesh e përgatit tretjen për palëpeta, shkruan që vezët qiten të plota, mirëpo nëse ndani të bardhët dhe të verdhët e vezës do të keni palëpeta më të buta.

1. Bëni tretjen për palëpeta si zakonisht, vetëm me një ndryshim të vogël – ndani të bardhët, ndërkaq të verdhët tundni në tretje dhe të bardhët lëreni anash.

2. Kur t’i keni qitur në tretje të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) dhe t’i keni përzier mirë, nga të bardhët bëni masë të bardhë të tundur butë (jo shumë të butë, as plotësisht të fortë) dhe shtojani tretjes.

3. Masën e bardhë pastaj shumë me kujdes përzieni me tretjen, më së miri me tel dore. ‘Bora’ nga të bardhët e vezës palëpetave do t’u japë strukturë shkume dhe butësi të mrekullueshme. Madje edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, palëpetat e gatuara në këtë mënyrë nuk do të humbin butësinë, përkatësisht nuk do të bëhen të ngurta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë