Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi amerikan: Pagjumësia nxit tetë herë më shumë gjasa për të kryer vrasje

Njerëzit e privuar nga gjumi kanë më shumë gjasa të kryejnë vrasje ose të marrin jetën e tyre, sugjeron një studim i diskutueshëm.

Studiuesit amerikanë, të cilët gjurmuan më shumë se 100,000 amerikanë gjatë 15 viteve, gjetën një lidhje shqetësuese midis sjelljeve të tilla,.

Njerëzit kishin tetë herë më shumë gjasa të kryenin vrasje në orën 2 të mëngjesit.

Rreziku i vetëvrasjes gjithashtu u rrit pesëfish në orën 3 të mëngjesit.

Ekspertët argumentuan se njerëzit që vuanin nga gjumi i ndërprerë ishin emocionalisht ‘të cenueshëm’ dhe më të prirur për të sulmuar të tjerët.

Ata besojnë se kjo është për shkak se qëndrimi zgjuar gjatë natës prish funksionet vendimmarrëse të trurit dhe redukton të menduarit racional gjatë një kohe kur gjendja shpirtërore negative është ‘në kulmin e saj’.

Dr Andrew Tubbs, një ekspert në gjumin dhe ritmet cirkadiane në sëmundjet mendore në Universitetin e Arizonës dhe bashkëautor i studimit tha se “Gjumi i ndërprerë mund të dëmtojë në mënyrë akute mendimin racional, i cili mund të nxisë sjellje impulsive te individët e cenueshëm”.

Ekspertët siç shkruan Daily Mail, kanë pohuar prej kohësh se jeta jonë ‘gjithmonë e ndezur’ po kontribuon në problemet e gjumit me njerëzit që e kanë të pamundur të shkëputen nga e-mail dhe rrjetet sociale.

Përveçse teknologjia që fajësohet për ndërhyrjen në modelet e gjumit të njerëzve, faktorë si stresi dhe ankthi shpesh përmenden si arsyet e gjumit të dobët.

Studiuesit nga Universiteti i Arizonës vlerësuan të dhënat nga më shumë se 78,000 vetëvrasje dhe 50,000 vrasje në SHBA midis 2003 dhe 2017.

Ata gjurmuan kohën mesatare që popullsia kalonte zgjuar. Faktorët që mund të shtrembërojnë rezultatet u llogaritën gjithashtu.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se të rinjtë amerikanë të moshës 15 deri në 24 vjeç kishin një rrezik trefish më të lartë të vetëvrasjes gjatë natës mesatarisht.

Në mesin e të moshuarve, rreziku i vetëvrasjes ishte më i lartë në orën 6 të mëngjesit. Rreziku i vrasjes, megjithatë, nuk ndryshonte sipas moshës, thanë studiuesit.

Duke shkruar në Gazetën e Psikiatrisë Klinike, ata shtuan: “Rreziku për vetëvrasje dhe vrasje është më i madh gjatë natës sesa pritej, bazuar në numrin e njerëzve të zgjuar në atë kohë.

“Rreziku gjatë natës ishte më i madh tek të rinjtë dhe ata të dehur me alkool, por jo tek ata me një histori të ideve ose përpjekjeve për vetëvrasje.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë