Një pajisje joinvazive e aftë për të stimuluar palcën kurrizore nga jashtë trupit ka lejuar 43 pacientë tetraplegjikë, pra që vuajnë nga paraliza e pjesshme ose totale që përfshin të katër gjymtyrët të rikuperojnë lëvizjen e krahëve dhe duarve në masë më të madhe se me terapi rehabilituese.
Studimet u zhvilluan nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Politeknik i Lozanës, i cili publikoi rezultatet e provës klinike në revistën ”Nature Medicine”.
Studimi përfshiu 60 pjesëmarrës. Studiuesit e koordinuar nga Gregoire Courtine kanë krijuar një pajisje që dërgon rrymë elektrike në palcën kurrizore përmes elektrodave të pozicionuara në lëkurë, e cila për rrjedhojë nuk kërkon procedura kirurgjikale invazive për implantimin.
Nga 60 personat që morën pjesë në ekperimentim 43 demonstruan përmirësime në forcë dhe funksion, si dhe lëvizje më të sakta që përfshinin majat e gishtave, rikuperim të pjesshëm të të dhënave ndijore dhe përmirësime të raportuara nga pacienti në cilësinë e jetës.