Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Presidenti i Federatës Botërore të Hemofilisë, Z. Cesar Garrido nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për mbështetjen e pacientëve të prekur nga Hemofilia, si dhe kujdesin dhe trajtimin e çrregullimeve të tjera të trashëguara që lidhen me këtë sëmundje.

Ministri Vitia falënderoi Organizatën Botërore të Hemofilisë për mbështetjen e pa rezervë për pacientët tanë dhe për punën e jashtëzakonshme që Federata Botërore e Hemofilisë ka bërë deri në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe jo vetëm.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi dhe eksplorimi i strategjive për implementim efektiv, në mënyrë që të arrihen objektivat e synuara.

Përveç Presidentit të Federatës Botërore të Hemofilisë, në takim morën pjesë edhe Elmedina Kukaj Nushit- Drejtoreshë ekzekutive e Fonacionit të Hemofilisë në Kosovë, Karine Kosharan – Menaxhere Regjionale për Evropën Qendrore, si dhe përfaqësues të tjerë të WFH dhe përfaqësues nga Fondacioni Kosovar për Hemofili.

Youtube

Arkiva

Kategoritë