Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Vakti i mëngjesit është gjithmonë i rëndësishëm për tu konsumuar, por për shkak të nxitimit për punë apo zgjimit të vonë shpesh për mëngjes ne nuk i kushtojmë rëndësi ushqimeve që  hamë.

Kafja e mëngjesit, çaji apo pijet me përmbajtje të lartë sheqeri apo ato energjike janë zgjidhja më e shpejtë, por si ndikon në organizmin tonë konsumimi i tyre në jetën e përditshme?

Sipas studiuesve disa pije duhet t’i shmangim për t’u konsumuar në mëngjes, sepse organizmi i disa njerëzve nuk reagon mirë pas konsumimit të  tyre.

Lëngjet e frutave me përmbajtje të lartë sheqeri

Për shkak të niveleve të larta të fruktozës, një sheqer natyral që gjendet në fruta pirja e këtyre lëngjeve mund të shkaktojnë fryrje barku tek disa individë.

Kafe me shumë qumësht

Qumështi, i cili përdoret zakonisht në kafe, përmban laktozë, një sheqer që mund të jetë i vështirë për t’u tretur për disa njerëz.

Intoleranca ndaj laktozës mund të çojë në fryrje. Disa njerëz janë të ndjeshëm ose intolerantë ndaj këtyre aditivëve të tillë si produktet e qumështit, sheqeri i rafinuar ose ëmbëlsuesit dhe aromat artificiale..

Pije me pluhur proteinash

Pluhuri i proteinave, një suplement popullor për ndërtimin dhe rikuperimin e muskujve, ndonjëherë mund të shoqërohet me fryrje në disa individë. Kjo fryrje mund të shkaktohet nga disa faktorë, duke përfshirë praninë e disa aditivëve, laktozës ose alergeneve në disa pluhura proteinash.

Pije energjike

Pijet energjike, të njohura për efektet e tyre stimuluese dhe përmbajtjen e kafeinës, mund të kontribuojnë në fryrjen e barkut tek disa njerëz. Këto pije shpesh përmbajnë nivele të larta sheqeri, ëmbëlsues artificialë, që mund të çojnë në rritjen e formimit të gazit dhe fryrje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë