3 kardiologet intervent nga më të mirët në mbarë botën kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës – Kliniken e Kardiologjisë!
Klinika e Kardiologjisë ka planifikuar që në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP), të bashkëpunoj me ekspert të Kardiologjisë intervente në Evropë dhe të shkëmbej përvojat për trajtimin e rasteve komplekse në laboratorin e kateterizimit të zemrës, si dhe përdorimin e pajisjeve të veçanta si: IVUS, Rotablatorit ne lezionet e kalcifikuara koronare (Rotablation in the treatment of high-risk patients with heavily calcified coronary lesions), implantimin e device për mbylljen e defektit septal (amplatzer septal occluder) etj.
Për këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, për datat 29, 30, dhe 31 maj 2024 e kanë konfirmuar ardhjen tre kardiolog intervet me përvoje shumë vjeçare në shtetet evropiane:
Këta kardiologë janë:
Prof. Dr. med. Florim Cuculi – University of Lucerne – Co-Chief Department of Cardiology Heart Centre Lucerne, Lucerne Kantonsspital.
Dr. Med. Fadil Ademaj – Shef i Kardiologjise invazive (Bereichsleiter) në Klinikum Nürnber – Nürnberg.
Priv.-Doz. Dr. Aurel Toma, PhD | Shef i kardiologjise invazive ne Donaustadt Clinic- Wien.