Truri është organi më i rëndësishëm në sistemin nervor të njeriut. Përbëhet prej trurit të madh (cerebrum), trurit të mesëm (cerebellum), dhe trurit të vogël (brainstem).
Këto pjesë të ndryshme të trurit kanë funksione të shumta dhe bashkëpunojnë për të menaxhuar procese thelbësore në trup dhe mendje.
Sa i përket funksionimit të qarkullimit të gjakut në tru, i ftuar në emisionin Familja Jonë, Dr. Astrit Ukimeri, ka treguar më shumë.
Ai tha se pesha e trurit të një adulti është nga 1300 deri 1400 gram dhe në bazë të kësaj mendohet që komplet truri përmban diku rreth 20 bilion neurone të cilat lidhen me njëra tjetren përmes triliona lidhjeve që bëjnë të mundur funksionimin e trurit.
Më tej, ai shtoi “Përmes trurit kryhen të gjitha veprimet që njeriu i bënë gjatë ditës në mënyrë të vetëdijëshmë. Kur flet, mendon para se të flet; kur lëviz dorën, bëhet sepse komandën i’a jep truri. Me tru mendohet, flitet dhe çdo gjë në jetë realizohet përmes komandave të cilat vijnë nga truri”.
Gjithashtu, ai theksoi “Deri në 25% të gjithë qarkullimit të gjakut të organizmit rezervohet për trurin. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishmë një qarkullim i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i trurit në mënyrë që ai të funksionojë në mënyrë konstante dhe pa probleme”.
Ai gjithashtu përmendi se mungesa e qarkullimit të gjakut në tru manifestohet me simptoma të ndryshme dhe që është e rëndësishmë të dijmë këto simptoma.
Për më shumë rreth kësaj interviste, klikoni në linkun poshtë: