Uebfaqja britanike e renditjes dhe vlerësimit të aviacionit, “Skytrax”, ka publikuar listën e aeroporteve më të pastra në botë.
Kontinenti i Azisë ka aeroportet më të pastra në botë. Në listë është vetëm një aeroport evropian.
Aeroporti Haneda i Tokios është në vendin e parë.
Në trafikun ajror global ka 8.5 miliardë pasagjerë çdo vit dhe pastërtia e aeroportit është një nga aspektet më të rëndësishme për pasagjerët.
“Skytrax” vlerësoi pastërtinë e dyshemeve, ulëseve, sipërfaqeve të tjera dhe tualetit.
Renditja e dhjetë aeroporteve më të pastra në botë:
1. Haneda (Japoni)
2. Seul Incheon (Koreja e Jugut)
3. Changi (Singapore)
4. Doha Hamad (Katar);
5. Centrair Nagoya (Japoni)
6. Narita (Japoni)
7. Kansai (Japoni)
8. Hong Kong
9. Taoyuan (Tajvan)
10. Zuerich (Zvicër)