Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Domate të mbushura me mocarela

Përbërësit:
6 domate
1/2 qepë e copëtuar
1 filxhan kërpudha
1 thelp hudhre
1 filxhan makarona elbi
450 mililitra lëng pule
1/4 filxhan parmezan
200 gram mocarela
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180 gradë Celsius.

Lani dhe thajini domatet, më pas prisni majat që do të shërbejnë si mbulesë.

I zbrazni me kujdes domatet, i hidhni kripë dhe i ktheni me kokë poshtë që të kullojnë.Kaurdisim qepën në vaj ulliri, më pas shtojmë kërpudhat dhe hudhrat e grira dhe vazhdojmë skuqjen.

Shtoni petët e elbit në tiganin me kërpudha dhe hidhini disa herë lëngun e pulës derisa petët të jenë zier.

Në fund shtojmë parmixhanin që të shkrihet.

Mbushni domatet me përzierjen që rezulton dhe shtoni copa mocarela.

Sipër vendosni kapakët e domateve dhe piqni për rreth gjysmë ore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë