Nëse dëshironi të konsumoni një lëng që do t’ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë dhe që nuk kërkon shumë përbërës, atëherë kjo recetë është e duhura.
Një recetë plot shije, gati në 5 minuta dhe plot vlera ushqyese!
Kur bëhet fjalë për ushqimin, bananet janë një nga burimet më të mira të kaliumit dhe vitaminës B6 dhe gjithashtu iu furnizon me vitaminë C, fibra dhe me biotinë.
Tërshëra nga ana tjetër, ofron shumë fibra, fosfor, magnez, zink dhe madje edhe pak proteina.
Ndërsa gjalpi i kikirikut shton një aromë të shijshme kikiriku plus edhe më tepër proteina që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për më gjatë! Kjo sepse kikirikët janë një nga produktet që përmbajnë shumë proteina.
Ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes së saj.
Përbërësit
- 1 banane mesatare
- 1/3 filxhan çaji me tërshërë
- 1 gotë qumësht
- 2-3 lugë gjelle gjalpë kikiriku
- Shtoni sipas dëshirës:
- 1 grusht spinaq
- 1 lugë gjelle miell fara liri ose fara chia
- 1-2 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje
- 1/4 lugë çaji kanellë të bluar
Përgatitja
Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përpunojini derisa të merrni një masë kremoze.
Nëse dëshironi që pija juja të jetë më e hollë, ju mund të shtoni më shumë qumësht për ta holluar.
Dhe nëse e doni akoma më kremoze, shtoni banana, tërshërë ose gjalpë kikiriku kikiriku.
Shërbejeni menjëherë duke shtuar disa kuba akulli.