Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Në Qendrën Klinike Universitare ka mungesë të tre produkteve medicinale, noradrenalinë, morfinë dhe imatinib.

Sektori për Furnizim me barna në QKUK ka konfirmuar se dy prej këtyre produkteve, noradrenalinë dhe imatinib janë furnizuar pjesërisht meqë operatorët ekonomik nuk i kanë liferuar sipas kërkesave.

Noradrenalina është një neurotransmetues i trurit i cili luan rol esencial në rregullimin e shtypjes së gjakut kur pacienti pëson gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq produkti imatinib përdoret tek pacientët me leukemi.

“Me produktin Noradrenalinë jemi furnizuar pjesërisht, për shkak se Operatori Ekonomik nuk e ka liferuar sasinë sipas kontratës. Produkti Imatinib është në vonesë, jemi në pritje të liferimit nga ana e Operatorit Ekonomik”, kanë deklaruar nga QKUK.

Në këtë institucion shëndetësor që disa javë mungon edhe morfina, e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve të pacientëve dhe gjen aplikim në disa klinika.

“Për produktin Morfinë është nënshkruar kontrata dhe sot është bërë kërkesa për furnizim nga Menaxheri i Kontratës, presim furnizim në ditë në vijim”, kanë deklaruar nga QKUK.

Në vitin 2022 SHSKUK kishte publikuar një listë me 17 produkte të cilat nuk ishin liferuar me kohë mga operatorët ekonomik. Në mesin e tyre ishin edhe mofrina nga operatori “Gene Medicals” dhe noradrenalina nga operatori “Exclusive Corporation”. Atë kohë SHSKUK kishte deklaruar se ka marr masa ndaj kompanive sipas Ligjit të Prokurimit Publik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë