Hudhra ka cilësi shëruese e cila lufton në mënyrë natyrale kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave
Studimet laboratorike kanë treguar që hudhra vret bakteret, ul lipidet në gjak dhe potencialisht ul shtypjen e gjakut.
Disa studime gjithashtu kanë treguar që hudhra mund të stimulojë sistemin e imunitetit dhe të ngadalësojë rritjen e tumorit.
Një muaj çdo mëngjes pini hudhrën dhe ujin. Le të jetë kjo shprehi juaja e shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Kur duhet ta pi ujin e hudhrës?
▪ Para udhëtimit forcon imunitetit
▪ Kur trupi duhet të pastrohet nga helmet
▪ Te shenjat e para të ftohjes.
Përbërësit: 8 thelpinj hudhre; 1 litër ujë.
Përgatitja: Hudhrën pastrojeni dhe ndajeni përgjysmë çdo thelb. Shpëlani çdo thelb me vrushkull uji, pastaj futni në kavanoz. Qitni një litër ujë dhe mbyllen kavanozin. Futeni në frigorifer që të qëndrojë një orë para se ta përdorni.
Si ta përdorni: Përzieni ¼ e ujit të hudhrës dhe 1 filxhan ujë të zakonshëm.
Dita e parë: Pini në çdo një orë e gjysmë këtë dozë gjatë dy ditëve.
Dita e dytë: Pini ujin e hudhrës çdo dy orë apo së paku tri herë në ditë.
Ditëve të tjera pini ujin e hudhrës disa herë në ditë.
Ditën e katërt patjetër përgatitni dozë të re të cilën do ta përdorni në tri ditët e ardhshme.
Gjithmonë ujin e hudhrës mbajeni në frigorifer.