Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë dhëmbët vetëm për një ditë?

Pastrimi i dhëmbëve është një zakon higjienik jashtëzakonisht i rëndësishëm, megjithatë për një arsye ose tjetër dikush mund të harrojë t’i pastrojë rregullisht.

Dr. Rhona Eskander, stomatologe dhe bashkëthemeluese e “PARLA Toothpaste Tabs” thotë se koha maksimale që duhet t’i lëmë dhëmbët pa larë është 24 orë, maksimumi, raporton The Sun.

“Përtej kësaj periudhe, grumbullimi i substancës ushqimore bëhet i dukshëm duke rritur rrezikun e problemeve dentare”, pohoi ekspertja.

Të gjithë harrojmë të lajmë dhëmbët herë pas here, ndoshta duke përtuar pas një nate vonë.

Të dyja seancat tuaj të pastrimit të dhëmbëve janë të rëndësishme, por sipas Eskhander, nuk duhet të harroni kurrsesi që t’i lani dhëmbët natën.

“Gjatë kohës kur flini, prodhimi i pështymës zvogëlohet, duke lejuar që bakteret të shumohen më shpejt”, u shpreh dentistja.

“Larja e dhëmbëve para gjumit ndihmon në largimin e grimcave të ushqimit dhe baktereve që mund të çojnë në prishjen e dhëmbëve gjatë natës”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë