Masat të cilët duhet tani të ndërmirren kundër këtij paralajmërimi
Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Prof. Dr. Fitim Alidema Farmakolog
Kirurgu dhe Farmakologu shpjegojn, pse parandalimi është terapia më e mirë kundër kancerit?
Fatkeqësisht, numri i rasteve të reja të kancerit po rritet në mënyrë dramatike – veçanërisht në mesin e pacientëve më të rinj. Shumë nga këto sëmundje mund të parandalohen përmes rregullimit të stilit të jetesës. Experti i shëndetësisë dhe Dekani i fakultetit të mjekësisë (UBT), shpjegojn se si mund të reduktoni ndjeshëm rrezikun e kancerit.
Sipas Qendrës Gjermane për studimin e sëmundjeve të Kancerit (DKFZ), mbi 500.000 vuajn çdo vit nga kanceri në Gjermani. Kurse në Kosovë numri i sëmundjeve kanceroze është dukshëm në rritje kolosale. Vetem në vitin 2023 jan regjistruar mbi 2000 raste për trajtim kanceroz. Në pergjithësi në shtetin amë vuajn mbi 5000 pacient nga kanceri. Kjo sëmundje zënë vendin e dytë pas vdekjeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Madje numri i rasteve është në rritje. “Për shumë sëmundje tumorale, ne po shohim një rritje disproporcionale të diagnozave të reja, veçanërisht në mesin e pacientëve të rinj – d.m.th. nën 50 vjeç,” shpjegon kirurgu.
“Ky është një zhvillim në kohën e fundit që në mjekësi na shkakton dhimbje koke sepse ky trend shqetësues është veçanërisht i dukshëm në kancerin e zorrës së trashë, gjirit, mushkërive, qafes së mitrës, pankreasit por edhe kancerit të lëkurës. “Këtu shohim rritjen më të madhe të pacientëve mes moshës 20 dhe 30 vjeç,” shpjegon Farmakologu mëtutje.
Në sëmundjet kanceroze, mjedisi, mënyra e jetesës, efektet anësore të medikamenteve, gjenet por edhe shumë shumë faktorë tjerë luajnë një rol në patologjinë kanceroze.
Arsyeja pse është kështu kjo situat tani, nuk mund të përgjigjemi plotësisht. ” Një përgjigje nuk do të ishte komplete, për arsye se pas aplikimit të medikamentit të fundit në popullat por në kombinim edhe me disa faktorë rrezik, luajnë gjithmonë një rol që rrisin rrezikun e kancerit, këta përfshijnë faktorët mjedisorë si ndotësit në ajër, si dhe faktorët e stilit të jetesës si ushqimi jo i shëndoshë, nëse konsumoni duhan apo nëse jeni në mbipeshë dhe shumë faktore tjerë. Mungesa e levizëshmërisë apo ushtrimeve ditore.
Predispozita gjenetike gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundje. “Kur analizojmë tumoret, tani mund të përcaktojmë shumë shpejt nëse ato kanë origjinë gjenetike”, thotë mjeku. “Në kancerin e zorrës së trashë ose kancerin e pankreasit, për shembull, ne e dimë se deri në dhjetë për qind të tumoreve mund të gjurmohen në faktorët gjenetikë.”
Konkretisht, Gjeni i mutuar BRCA rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe tumoreve të tjera
Kjo është edhe më e theksuar te kanceri i gjirit, e sidomos kur femrat kanë mutacione në të ashtuquajturin gjenin BRCA. “Femrat që e përjetojnë këtë gjen kanë një rrezik 80 për qind të zhvillimit të kancerit të gjirit.” Gjëja e ndërlikuar është se ky mutacion në gjenin BRCA nuk rezulton domosdoshmërisht në kancer të gjirit, por një tumor mund të rritet edhe diku tjetër, si për shembull në vezore. Sipas një portali mjekësor “Doccheck”, rreziku i kancerit ovarian do të ishte 60 për qind.
Ndërsa kanceri i pankreasit ose kanceri i zorrës së trashë mund të lindin gjithashtu nga ky gjen i mutuar. “Ne nuk e dimë saktësisht pse është kështu por ne e dimë vetëm se tendenca për tumore rritet nga ky mutacion,” shpjegohet mëtutje. Prandaj, ky grup pacientësh që kanë këtë mutacion gjeni, duhet të monitorohen me kujdes dhe rregullisht
Heqja (Amputimi) e gjinjve si masë paraprake, siç bëri aktorja amerikane Angelina Jolie, për shembull, duhet konsideruar me shumë kujdes me pacientin. “Duhet të keni parasysh se tumori mund të lindë edhe diku tjetër – pacientët thjesht duhet të jenë të informuar mirë,” paralajmëron kirurgu. “Trajtimi i kancerit të gjirit në veçanti është përmirësuar shumë në vitet e fundit, kështu që pacientët mbijetojnë për dekada pasi sëmuren,” shpjegon ai.
Diagnostifikimi apo zbulimi i hershëm i kancerit mund të zvogëlojë ndjeshëm vdekshmërinë
Zbulimi i hershëm është ende i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kancerin. Formula më e thjeshtë është se sa më herët të zbulohet, aq më të mira janë opsionet e trajtimit dhe prognoza për pacientin. Kjo është arsyeja pse ekzaminimet parandaluese janë kaq të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë në uljen e ndjeshme të vdekshmërisë nga kanceri.
“Një shembull kryesor i kësaj është kolonoskopia, të cilën ne e kryejmë si pjesë e shqyrtimit të kancerit të zorrës së trashë”, thotë experti. “Ka dy avantazhe: jo vetëm që mundëson diagnostikimin e hershëm të karcinomës, por bën të mundur edhe heqjen e pararendësit të një tumori gjatë kolonoskopisë”, shpjegon ai. Këto janë të ashtuquajturat polipe, zgjatime beninje të mukozësmentet që mund të zhvillohen në tumore kanceroze brenda dhjetë deri në 15 vjet.
Pastaj me rëndësi të madhe është edhe TC (tomografia compjuterike), e cila mund te aplikohet nësë diagnostika jo invazive dyshon për semundje të kancerit.
70 për qind e rasteve të kancerit të zorrës së trashë mund të parandalohen me kolonoskopi, prandaj mos hezitoni për këtë diagnostik.
Fatkeqësisht shumë pak njerëz e bëjnë një kolonoskopi, edhe pse kompanitë e sigurimeve shëndetësore e mbulojnë kostot për meshkujt e moshës 50 vjeç e lart dhe për femrat e moshës 55 vjeç e lart. Shkalla e pjesëmarrjes është vetëm 20 deri në 30 për qind. ” Për shkak të kulturës së vendeve të ndryshme ende ka shumë turp rreth kësaj teme por- nëse më shumë njerëz do të bënin kolonoskopi, ne ndoshta mund të parandalonim 60 deri në 70 përqind të tumoreve.”
Ne gjithashtu shpresojm për metoda të reja të zbulimit të hershëm, si testet e reja molekulare të jashtëqitjes dhe zbulimin e qelizave tumorale qarkulluese në gjak, të cilat mund të përdoren gjithashtu për të identifikuar pararendësit e kancerit të zorrës së trashë te pacientët. “Veçanërisht për shkak se pacientët më të rinj po preken gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë, do të jetë e dobishme në të ardhmen të jemi në gjendje ta identifikojmë atë më herët duke përdorur procedura të tilla testimi.”
Parandalimi është terapia më e mirë kundër cdo sëmundjë dhe patologji – parandalimi i kancerit duhet përmirësuar mëtutje.
Në studimet e kancerit në veçanti një gjë është bërë e dukshme: “Gjatë 20 viteve të fundit, është punuar shumë në trajtimin e sëmundjeve tumorale dhe kemi bërë përparim të madh me imunoterapinë, për shembull, por ne gjithashtu e kemi njohur qartë se terapia më e mirë është parandalimi”, shpjegon ai. “Pacientet kan shanset më të mira të shërimit nëse tumori nuk është formuar ende.”
Prandaj, detyra e mjekësisë së kancerit në dekadën e ardhshme duhet të jetë përmirësimi i masave parandaluese dhe identifikimi më specifik i pacientëve që mund të zhvillojnë një tumor – qoftë kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit apo kanceri i pankreasit.
Më rëndësi të madhe është, të njifemi, se si mund të zvogëloni rrezikun e kancerit
Për parandalimin e kancerit, egzistojn disa sjellje që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun tuaj. Sipas DKFZ, rreth gjysma e të gjitha rasteve të kancerit janë për shkak të një stili jetese jo të shëndetshëm. Prandaj, kirurgu këshillon që jo vetëm ta merrni seriozisht parandalimin e kancerit, por edhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme. Kjo do të thotë:
Shmangni konsumimin e duhanit
Shmangni mbipeshën
Bëni mjaftueshëm ushtrime çdo ditë dhe bëni sport së paku 30 minuta në ditë
Ushqehuni me shumë fruta dhe perime të freskëta
Shmangni mishin e përpunuar shumë dhe produktet e sallamit
Shmangni alkoolin
Shmangni produkteve të tepëerta të qumështit
Mbroni veten nga dielli
Shmangni substancat kancerogjene si ëmbëlsuesit në ushqimet shumë të përpunuara
Kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit vetë sporti luan nje rol të rëndësishëm. “Pavarësisht se sa lodhemi gjate punës dhe obligimeve ditore, kur kthehemi nga puna në mbrëmje është udhëzuese të bëni sëpaku 30 minuta ushtrime sportive, sepse një gjë tashmë dihet me siguri: stërvitja promovon qarkullimin e gjakut gjithë trupin dhe forcon sistemin imunitar në luftën kundër kancerit.
Të jemi të vetëdijëshem se parandalimi me largimin e shumë faktorëve rë rrezikut të shumë sëmundjeve është me rëndësi dhe madhe dhe ështe shumë më leht ti largohemi atyre gjërave sesa të mjekohemi.
Mjeku më i mirë i shëndetit tuaj është parandalimi i sëmundjeve dhe vetvetja.