Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kërcitja e kockave gjatë lëvizjeve, a është një tregues i artritit?

Gjymtyrët dhe kockat mund të kërcasin dhe të bëjnë zhurma teksa lëvizim.

Ato janë më të forta sidomos kur bëhet fjalë për gishtat, gjunjët, kyçet, qafën dhe pjesën e shpinës.

Studimet thonë se 25 deri në 54 përqind e njerëzve në botë kërcasin gishtat rregullisht.

Kjo si pasojë e nervozizmit ose ndonjë tensioni të mundshëm.

Meshkujt janë ata që kërcasin më shumë gjymtyrët e tyre se femrat.

Kërcitja e kockave mund të ndodhë për arsye të ndryshme dhe shumë njerëz spekullojnë se bëhet fjalë për artritin.

Lajmi i mirë është se kërcitja e kockave nuk përfaqëson asnjë formë të inflamacionit apo artritit dhe nuk shkakton dëme të tyre apo gjymtyrëve.about:blank

Zhurma kërcitëse vjen nga lëvizja e tendinave ose muskujve në kocka.

Por edhe nga plasja e bulëzave të nitrogjenit që formohen në hapësirat ndërlidhëse të gjymtyrëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë