Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme tek fëmija juaj. E si i tillë, ai është prezent tek fëmija juaj që nga lindja.
Po, edhe pse mund të mos ju duket e vërtetë, por foshnja juaj komunikon me ju sapo të lindë.
Të qarat janë një nga mënyrat e vetme e foshnjes për të filluar komunikimin. E me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë tregon e qara e foshnjes së tyre.
Përveç kësaj ka është mënyra tjera që fëmija juaj komunikon me ju në muajt e parë dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.
Sipas udhëzimeve të CDC-së:
-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të bëjnë tinguj;
-Në katër muajt e parë, fëmija juaj fillon të bëj dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin.
-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsoset tingulli “m” dhe “b”.